Lajme

Avokatja e Krasniqit pas seancës: Besojmë se do të lirohet – është njeri i fjalës dhe me integritet

Pas përfundimit të seancës në Hagë, ku katërshja e UÇK-së dha fjalët e fundit, është deklaruar edhe avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra.

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila po e përcjell nga afër procesin gjyqësor në Hagë, raporton se avokatja shprehu bindjen e saj se klienti i saj do të lirohet nga të gjitha akuzat.

“Jakup Krasniqi është njeri i fjalës dhe me integritet. Ne besojmë se ai do të lirohet nga të gjitha akuzat”, u shpreh Alagendra

Të Ngjashme