
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat e ka quajtur për keqardhje, sipas tij, mosintervneimin e institucioneve pas rasteve të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës.
Hiç më larg se dje dy punëtorë ndërtimi humbën jetën pasi ranë nga kati i tretë.
“Unë mendoj që dita e djeshme ndoshta presidentja e Kosovës është dashur të shpallë ditë zie sepse ditën e djeshme kemi humbur tre punëtorë të cilët nuk i kemi humbur duke bërë luks, por duke kryer obligimet e tyre si familjarë, dhe vërtet nganjëherë nuk po mundem t’i besojmë edhe vetvetes sepse me raste të vdekjeve kaq të mëdha dhe mosintervenimi i institucioneve tona relevante është jashtëzakonisht për të ardhur keq, dhe faktikisht ne po themi, po mbetemi pa komente”, ka thënë Azemi në Orën 7.
“Unë dje kam shkuar vetë në Gjakovë, kam shkuar si njëfarë formë kam obligim…të them të drejtën, edhe ne si sindikatë tani kemi hyrë në rolin e gjykatësve sepse ajo që është më e rëndë, në pjesën dërrmuese të këtyre rasteve, nëse nuk ke argumente, vetë inspektorët e punës e devijojnë qasjen e raportit zyrtar”.