Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Babai i Selin flet për herë të parë: Mos prishni imazhin e vajzës sime për hir të lojës, Miri ka perveristet

Babai i Selin ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me situatën e vajzës së tij në Big Brother VIP Albania, në një intervistë ekskluzive për @shqiperialive_tch në Top Channel.

Ai është ndalur fillimisht te letra që i dërgoi Selinës brenda shtëpisë, duke theksuar se ajo nuk është interpretuar siç duhet. “Selin nuk e ka kuptuar letrën time”, u shpreh ai, duke apeluar njëkohësisht për kujdes në mënyrën se si trajtohet figura e vajzës së tij në publik.

“Ju lutem, ua kërkoj të gjithëve, mos prishni imazhin e vajzës sime për hir të lojës. Kam besim tek vajza ime”, tha ai, duke shtuar se sipas tij nuk ka asnjë arsye që Selin të largohet nga krevati apo të vihet në diskutim për zgjedhjet e saj brenda lojës. “Loja ka rrjedhshmërinë e vet, por për prindin është e vështirë”, theksoi ai.

I pyetur për raportet dhe dinamikat me banorë të tjerë, babai i Selin u ndal edhe te Miri, për të cilin u shpreh se ka shumë mendime, por zgjodhi të rezervohet publikisht. “Nuk mund t’i them tani, por nuk përjashtoj që t’i them dy fjalë kur ta takoj”, deklaroi ai.

Në vijim, ai sugjeroi se Miri mund të ketë nevojë për ndihmë profesionale, duke thënë se sipas perceptimit të tij “ka nivel të lartë perversiteti” dhe se “për famë apo për para, duket se mund të bëjë çdo gjë”.

Deklaratat e babait të Selin vijnë në një moment kur debati publik rreth marrëdhënieve dhe sjelljeve brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendje të gjerë në rrjetet sociale dhe opinionin publik.