Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bajqinovci: Abelard Tahiri mbajti për 7 vjet armë të personalizuar me shurdhuese, të blerë me para të shtetit

 
   

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka rikujtuar sot një rast të vitit 2011–2014, duke akuzuar ish-shefin e kabinetit të Kryeministrit Hashim Thaçi, Abelard Tahirin, se ishte pajisur në mënyrë të jashtëligjshme me një armë të personalizuar dhe me shurdhuese, e blerë me para të shtetit.

Sipas Bajqinovcit, Tahiri e kishte mbajtur armën në mënyrë të paligjshme edhe për shtatë vjet pas përfundimit të mandatit të tij dhe nuk do ta kishte kthyer kurrë po të mos i kërkohej nga Zyra e Kryeministrit në vitin 2021.

“Pyetja që nuk ka marrë përgjigje asnjëherë është: çka i duhej një këshilltari politik të kryeministrit armë e personalizuar dhe me shurdhuese?”, ka shkruar Bajqinovci.

Postimi i plotë:

Ia rikujtojmë publikut që z. Abelard Tahiri, sa ka qenë shef i kabinetit të Kryeministrit Thaçi (2011-2014) ka qenë i pajisur në mënyrë të jashtëligjshme me revole të personalizuar dhe me shurdhuese, e blerë me para të shtetit, të cilën e kishte mbajtur jashtëligjshëm edhe për 7 vjet pas përfundimit të mandatit të tij, edhe me shumë gjasë nuk do ta kthente kurrë po mos t’ia kërkonte Zyra e Kryeministrit në vitin 2021. Pyetja që nuk ka marrë përgjigje asnjëherë: çka i duhej një këshilltari politik të kryeministrit armë e personalizuar dhe me shurdhuese?