Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të vendit, duke i bërë thirrje opozitës që të mos e bllokojë këtë proces të rëndësishëm institucional.
Në mesazhin e tij publik, Bajqinovci thekson se opozita duhet të jetë pjesë e seancës dhe të marrë pjesë aktive në votim, duke e konsideruar bojkotin si të papranueshëm në një moment kyç për funksionimin demokratik të institucioneve.
Postim i plotë:
Opozita nuk duhet të bllokojë procesin për zgjedhjen e Presidentit.
Deputetët e opozitës duhet të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në votim për Presidentin. Bojkoti nuk është zgjidhje – pjesëmarrja dhe vota janë detyrim kushtetues.
