Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se partia e tij ka bërë një tjetër kompromis për të mundësuar konstituimin e Kuvendit dhe shmangien e krizës buxhetore.
Ai theksoi se, ndonëse Albin Kurti është politikani më i votuar në histori, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën për kryeministër.
“Tani do të kuptojmë nëse opozita e ka për shtet apo për pushtet,” shkroi Bajqinovci.
Postimi i plotë:
LVV e bëri kompromisin e saj, përsëri. Për ta konstituuar kuvendin, LVV e ndryshoi propozimin e saj, edhe pse ajo ishte deputetja më të votuar të legjislacionit. Tani, për të shmangur rrezikun që vendi të mbetet pa buxhet, në vend të politikanit më të votuar në histori të zgjedhjeve parlamentare, Albin Kurtin, po e propozojmë Glauk Konjufcën për kryeministër. Tash do ta kuptojmë se a e ka opozita për shtet apo për pushtet!

