
Shefja e re e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se partia e saj nuk ka ndryshuar qëndrim dhe nuk do të votojë për propozimin e LVV-së për kryeparlamentarin.
“Nëse kanë propozim për emrin e kryeparlamentarit, duhet t’i kenë edhe votat për të”, tha ajo për gazetarët në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Seanca konstituive ende nuk ka filluar.
Në sallë janë të pranishëm deputetët e LDK-së, PDK-së, AAK-së, Listës Serbe dhe komuniteteve të tjera joshumicë.