
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj situatës së krijuar politike, për ngërç të cilin po e lë përgjegjëse Lëvizjen Vetëvendosje
Ajo thotë se në një gjendje të tillë, po Vetëvendosje është ajo e cila e ka reduktuar paaftësinë për konstituim të Kuvendit në një problem teknik.
”LVV e ka reduktu paaftësinë për konstituimin e Kuvendit në një problem teknik: “mbledhja e deputetëve çdo 48 orë”
Fakti që Rregullorja e Kuvnedit përcakton se “Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë mentë gjata se 48 orë” është aty në funksion të përshpejtimit të konstituimit të Kuvendit.
Për LVV-në, ky është problem, dmth. problem që deputetëve po ju duhet të vijnë në Kuvend çdo 48 orë. Pra, për ata nuk është problem fakti që vendi është pa Kuvend funksional, pa Qeveri legjitime, pa institucione që u përgjigjen sfidave të qytetarëve, me projekte të bllokuara dhe qindra miliona euro donacione të humbura, problemi për LVV-në është orari i seancave.
Në situatën në të cilën gjendemi seanca konstituive nuk do të duhej të ndërprehej më të gjatë se 10 minuta deri në konstituim.
LVV, si partia e parë nuk ka obligim ndaj parive të tjera, por ka një obligim madhor: t’u japë qytetarëve institucionet ose të deklarohet që nuk janë të aftë as për bashkpunim dhe as për qeverisje dhe t’i hapin rrugë alternativave tjera.
Ata kanë ikur nga përgjegjësia gjatë gjithë mandatit të kaluar dhe sot po vazhdojnë të bllokojnë çdo mundësi për stabilitet në vend. Kjo është papërgjegjësi, jo politikë”.