Lajme

Balla takohet me Grenellin, mirënjohje për mbështetjen e drejtuesve të UÇK-së në Hagë

Shefi i grupit parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla bëri të ditur se u takua në drekë pune me Richard Grenell, të dërguarin special të presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA-së.

Takimi u zhvillua gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

“Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Ftesa për kryeministrin Rama në Bordin e Paqes të iniciuar nga Presidenti Trump e ka ngjitur Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes, aty ku diskutohen politikat globale të paqes dhe garantimi i saj përmes sigurisë. Shqipëria shihet sot si aktor që kontribuon në zgjidhje globale, jo thjesht si pjesë periferike e tyre. Mirënjohje të Dërguarit Special Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK”, shkroi në Facebook, Balla. 

Të Ngjashme