Lajme

Banesa përfshihet nga flakët në Tiranë, vdes 72-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet ku një 72-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka përfshirë banesën e tij.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20,  kur në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr.

“Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./rtsh.al/

Të Ngjashme