Prej afro një muaj, banorët e zonës Baks-Rrjoll të Velipojës vijojnë me protestat e tyre kundër ndërtimit të resortit turisitik i cili prej ditësh ka shkaktuar përplasje të dhunshme fizike mes tyre dhe efektivë të policisë së shtetit.
As përplajset e ashpra me policinë nuk i kanë ndalur banorët për të protestuar për mbrojtjen e tokave të tyre.
Në videot e siguruara nga burimet, ditën e sotme njëri prej protestuesve shfaqet me këmbë të çarë e cila rrjedh gjak.
Pavarësisht përplasjeve apo lëndimeve të marra, banorët mes britmash e ulërimash theksojnë se nuk i dorëzojnë tokat e tyre, ndaj ata kanë vijuar me rezistencën e tyre ndaj policisë së shtetit.
“I ka b*let e mëdhaja ky fort që vjen në tokën tonë. Legena, hajduta” dëgjohet njëri prej protestuesve.
