Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Baraliu: Kurti nuk mund të rimandatohet, por dikush nga subjekti i tij po

 
   

Profesor i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka folur rreth rimandatimit të Albin Kurtit si kryeministër.

Ai tha se Kurti nuk ka më mundësi, mirëpo dikush tjetër nga subjekti i njëjtë mundet.

“Ajo që rezulton nga formulimi përkatës i normës kushtetuese, dispozitës së nenit 95 pra, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, është se nuk rezulton të ketë mundësi i njëjti kandidat dy herë”, ka thënë Baraliu në Edicionin Special.

“Por, ka mundësi një kandidat tjetër, do të thotë i dyti, nga i njëjti subjekt politik, nëse natyrisht dëshmon para presidentes së vendit që ka arritur t’i mbledhë fillimisht 40 nënshkrime, pastaj për seancë, dhe më pas edhe 61 vota të sigurta për të krijuar një minimum të shumicës së qeverisë dhe për të formuar kabinetin qeveritar”.