Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Baraliu: Politikanët me deklaratat e tyre rreth konstituimi, po tentojnë të ndikojnë në Kushtetuese

 
   

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka përsëritur qëndrimin e tij edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që deri në fund të shtatorit Kuvendi nuk duhet të ndërmarrë hapa për formimin e qeverisë së re.

Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka komentuar rreth debateve dhe deklaratave që po bëhen në lidhje me konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se polarizimi politik ka arritur kulmin.

Sipas tij, politikanët kanë të drejt që të flasin, por jo që të paragjykojnë vendimet e Kushtetueses.

“Ka një polarizim të madh të klasës politike dhe të militantëve të saj. Ky polarizim ka arritur majat. Ajo që duhet ta kemi parasysh është se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë vendimtar,” ka thënë Baraliu.

Ai vlerëson se deklaratat e politikanëve mund të interpretohen si përpjekje për të ndikuar tek Gjykata Kushtetuese.

“Mendoj se duhet të heshtin të gjithë sepse Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që ata të heshtin. Nuk duhet të kemi paragjykime dhe militantizëm politik për të paragjykuar vendimin e Kushtetueses”, tha ai.

Baraliu kërkoi që klasa politike të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pa tentuar të ndikojë në to me deklarata.