Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Barduani e Lange njihen nga afër me zhvillimet në FSK

 
   

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim kreun e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani dhe drejtorin e NALT-it gjeneral brigade Sven Lange.

Gjatë takimit i ka informuar mbi zhvillimet në FSK, trajnimet, stërvitjet, operacionet dhe aktivitetet e tjera.

Gjithashtu u diskutua për situatën aktuale të sigurisë vendore dhe rajonale.

Në fund të takimit gjeneralët diskutuan edhe për bashkëpunimin e tanishëm në mes të FSK-së dhe KFOR-it, dhe u zotuan që të bashkëpunojnë tutje, në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon.