Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Bashkëpunuan me armiqtë e Rugovës” – Geci ‘godet’ udhëheqësit e LDK-së – përmend Veliun, Hazirin, Mustafën…

 
   

Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke akuzuar udhëheqësit e saj për dorëzim politik dhe bashkëpunim me, siç i quan ai, “armiqtë e trashëgimisë rugoviane”.

Në një reagim në Facebook, Geci thekson se shkatërrimi i LDK-së nuk erdhi vetëm nga kundërshtarët politikë, por kryesisht nga vendimet dhe veprimet e vetë drejtuesve të saj, për të cilët kërkon përgjegjësi politike, morale dhe institucionale, si dhe hetim nga organet e drejtësisë, përcjell “Bota sot”.

Ai përmendi edhe disa emra konkrekt.

Shkrimi i plotë

LDK u dorëzua nga brenda kur udhëheqësit e saj zgjedhën të bashkëpunonin me armiqtë e Rugovës

Bashkëpunimi i udhëheqësve të LDK-së me armiqtë e Rugovës e shkatërruan LDK-në

Në këte situat nuk ka “mercenar selektiv”, ka bashkëpërgjegjësi politike dhe historike.

Përgjegjësia politike dhe kërkesa për hetime nga drejtësia janë të domosdoshme, në mënyrë që emrat e përmendur në këtë shkrim të ballafaqohen me llogaridhënie publike dhe institucionale për veprimet e tyre.

Të gjithë ata që e sollën Hashim Thaçin president dhe heshtën vrasjet politike, dhunën dhe shkatërrimin sistematik ndaj LDK-së janë bashkëpërgjegjës politikisht dhe moralisht, pavarësisht se sot shtiren si kritikë apo reformatorë.

Këta aktorë kanë emra dhe mbiemra në historinë politike të vendit: Agim Veliu, Lutfi Haziri, Haki Rugova, rrethi i bashkëpunëtorëve të Isa Mustafës, si dhe deputetët që e votuan Thaçin president dhe e bënë Isa Mustafën kryetar të LDK-së, duke devijuar trashëgiminë rugoviane të partisë.

Përgjegjësi politike mbajnë edhe ata që votuan për krijimin e “Zajednicës”, si hap i parë drejt cenimit të sovranitetit të vendit, si dhe ata që miratuan dhënien e statusit të veçantë për 40 objekte fetare, duke krijuar pasoja afatgjata juridike dhe politike. Këto procese, sipas kritikëve, kanë rrezikuar Trepçën, Ujmanin dhe integritetin territorial të Kosovës, duke e bërë Serbinë faktor të qëndrueshëm ndikimi brenda shtetit.

Këto nuk janë akuza juridike të provuara, por akte politike për të cilat duhet të veprojë drejtësia nëse Kosova synon shtet ligjor dhe llogaridhënie reale. Përgjegjësia pa dorëheqje nuk është përgjegjësi, por vazhdim i shkatërrimit.

Gimo Mutaçi, i fshehur nën llugat e Bradashit, ka filluar të kërkojë rikthim në “shtëpinë e madhe” të LDK-së – në atë shtëpi që dikur ishte një pallat politik. Pikërisht Gimoja, bashkë me jaranët e tij, e shndërroi atë në një kolibë zagarësh, duke e futur LDK-në në aleanca të gabuara të asaj kohe. Duke i nënçmuar dhe poshtëruar figurat e mëdha të Llapit, vetë Gimo Mutaçi veproi si pjesë e një grupi të vogël interesi, përmes të cilit u pasurua dhe u bë milioner.

Edhe sot, kjo shtëpi vazhdon të udhëhiqet nga njerëzit të polarit dhe rrethit të tyre politik,të cilët ende qëndrojnë bashkë, të pandarë dhe të koordinuar, pavarësisht pasojave që këto politika i sollën LDK-së.

Sot Gimoja po tenton të përfshihet në koriten e përbashkët, së bashku me individë të dikurshëm të PDK-së, me të cilët u pasurua. Koha e tij ka përfunduar. Arpangjiku mbetet prap ma i besueshme sesa Gimo zuzari. Në fund, kape njërin e mëshaj tjetrit ,shumë ma kuder i riu sesa i vjetri

LDK nuk ka humbur vetëm nga armiqtë, por nga udhëheqësit e vet, të lidhur me pushtetin dhe rrjetet e krimit; drejtësia duhet të veprojë, jo heshtja.