Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Arabinë Saudite hapi ekspozitën “Urat”, mori pjesë edhe kryeministri Kurti

 
   

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Fetare të Mbretërisë së Arabisë Saudite, hapi sot ekspozitën “Urat”.

E cila synon të shpalosë trashëgiminë e pasur kulturore, fetare dhe historike të Mbretërisë.

Në ceremoninë zyrtare të hapjes mori pjesë edhe Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ekspozita “Urat” paraqet një pasqyrë të gjerë të traditave të pasura të Arabisë Saudite përmes artefakteve kulturore, fotografive historike dhe elementeve që tregojnë për rolin e saj në historinë dhe zhvillimin e qytetërimit islam.