![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/07/bashkim-jashari-merr-pjese-ne-programin-e-departamentit-amerikan-te-mbrojtjes_64b7985f28f6d.jpeg?resize=850%2C480&ssl=1)
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të Gjeneral Daniel R. Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, po merr pjesë ne konferencën e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program-SPP) të Gardave Kombëtare, në Uashington DC.
Programi i Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare (SPP) është një program i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes i menaxhuar nga Byroja e Gardave Kombëtare që lidhë Shtetet e Bashkuara me vendet partnere në të gjithë botën.
“Ky program ka për qëllim mbështetjen e objektivave të bashkëpunimit të sigurisë të komandave luftarake gjeografike me shtetet përkatëse nëpër botë. Aktualisht programi ka rreth 100 shtete partnere nga e gjithë bota, dhe Kosova ndër to, numëron një histori te veçante të suksesit te partneritetit me Gardën Kombëtare te Iowas”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjeneral Jashari, bashkë me Gjeneral Majorin Stephen Osborn, Komandant i Gardës Kombëtare të Iowas dhe delegacionin nga Kosova, po marrin pjesë në ngjarjet në kuadër të konferencës.