Aktuale

Basketbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta ish-drejtuesi i KB Drita

Është ndarë nga jeta Fazli Fazliu, drejtuesi i KB Drita në kohën e saj të artë, njëkohësisht edhe ish-anëtari i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ngushëllime për vdekjen e Fazliut ka shprehur kreu i FBK-së, Arben Fetahu, i cili tha se i ndjeri do të kujtohet gjithmonë si punëtor të jashtëzakonshëm e shembull për të gjithë, transmeton Klankosova.tv.

“Fazliun do ta kujtojmë gjithmonë si punëtor të jashtëzakonshëm e shembull për të gjithë. Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Fazliu dhe gjithë komunitetin e basketbollit”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.


Të Ngjashme