Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

BE-ja bën thirrje që të respektohet ligji ndërkombëtar pas operacionit ushtarak të SHBA-së në Venezuelë

25 vende të BE-së të dielën vonë kanë bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtje, duke kërkuar  respektimin e ligjit ndërkombëtar, pas operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë.

“Bashkimi Evropian bën thirrje për qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë aktorët, për të shmangur përshkallëzimin dhe për të siguruar një zgjidhje paqësore të krizës. BE-ja kujton se, në të gjitha rrethanat, parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Karta e OKB-së duhet të mbështeten”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Deklarata, e mbështetur nga 26 shtete anëtare me përjashtim të Hungarisë, kujtoi “përgjegjësinë e veçantë” të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbështetur parimet e së drejtës ndërkombëtare “si një shtyllë e arkitekturës ndërkombëtare të sigurisë”.

BE-ja ka komentuar edhe për operacionin ushtarak amerikan në Venezuelë duke kërkuar që të respektohet e drejta e venezuelianëve për të përcaktuar të ardhmen e tyre.

“BE-ja ka deklaruar vazhdimisht se (Presidenti i kapur i Venezuelës) Nicolas Maduro nuk ka legjitimitetin e një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe ka mbështetur një tranzicion paqësor drejt demokracisë të udhëhequr nga Venezuela në vend, duke respektuar sovranitetin e tij. E drejta e popullit venezuelian për të përcaktuar të ardhmen e tij duhet të respektohet”, theksohet në deklaratë.