Kryetarja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri australian Anthony Albanese arritën një marrëveshje të shumëpritur të tregtisë së lirë të martën.
Marrëveshja tregtare është e fundit e nënshkruar nga Brukseli në një përpjekje për të diversifikuar tregtinë, ndërsa Evropa përballet me sfida nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina.
Të dyja palët nënshkruan gjithashtu një marrëveshje për të rritur bashkëpunimin në mbrojtje, si dhe për lëndët e para kritike, raporton AP.
“BE-ja dhe Australia mund të jenë gjeografikisht larg, por nuk mund të jemi më afër për sa i përket mënyrës se si e shohim botën”, tha von der Leyen.
“Po i dërgojmë një sinjal të fortë pjesës tjetër të botës se miqësia dhe bashkëpunimi janë ato që kanë më shumë rëndësi në kohë turbulencash”, shtoi ajo.
Kurse, Albanese u shpreh se “ky është një moment i rëndësishëm për kombin tonë, ndërsa sigurojmë një marrëveshje me ekonominë e dytë më të madhe në botë”.
Tregu më i madh i eksportit të Australisë është Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë burimi i saj më i madh i investimeve./teve1.info/
