Lajme

BE-ja nuk arrin të miratojë paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë, Kaja Kallas ka konfirmuar se ministrat nuk kanë arritur një marrëveshje mbi paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë në kohë për përvjetorin e nesërm të agresionit në shkallë të plotë.

“Ky është një pengesë dhe mesazh që nuk donim ta dërgonim sot, por puna vazhdon”, tha ajo, citon Guardian.

Kallas ka thënë se është “për të ardhur keq” që sot nuk u mor asnjë vendim dhe shton se presidentët e Komisionit Evropian dhe të Këshillit Evropian, të cilët priten të dy në Kiev nesër, kanë ndërmend ta diskutojnë këtë çështje drejtpërdrejt me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Ndërkohë Reuters ka raportuar se dronët ukrainas kanë goditur një stacion pompimi rus që i shërben tubacionit e që është në qendër të konfliktit të Ukrainës me Hungarinë.

Reuters vuri në dukje se sulmi, i fundit në një seri sulmesh ukrainase në këtë rrugë, rrezikon të përkeqësojë tensionet midis Ukrainës dhe Hungarisë e Sllovakisë, të cilat e kanë akuzuar Kievin se po përpiqet të bllokojë rrjedhat e naftës përmes tubacionit drejt rafinerive të tyre.

Të Ngjashme