Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bedri Hamza pas takimit me Ramiz Lladrovcin e Ali Ahmetin: “Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK”

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka publikuar një fotografi duke shtrënguar duart me Ali Ahmetin e Ramiz Lladrovcin.

Ai ka thënë se u ritheksua që Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK.

Moneytizer Paragrafi 2

Hamza ka shtuar se Drenasi është komuna e shtatë ku “vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës”.

“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK. Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës. Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit. Të bashkuar, gjithmonë të fituar!”

Moneytizer Paragrafi 4