Lajme

Begaj: Humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mik të madh të popullit shqiptar dhe një mbështetës të vazhdueshëm të Kosovës dhe çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Në një mesazh publik, Presidenti Begaj theksoi se Engel ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm në mbrojtje të shqiptarëve, veçanërisht në periudhat më të vështira historike për Kosovën.

“Sot humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar dhe gjithmonë një zë të fortë për ta. Faleminderit për gjithçka që bëtë për Kosovën dhe për kombin tonë,” thuhet në mesazhin e Presidentit./teve1.info/

Të Ngjashme