Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Begaj: Kurban Bajrami është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj thotë se Kurban Bajrami është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot.

“Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot. Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë”.

“Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre!  Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”, ka shkruar Begaj në Facebook.