Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Begaj pret Ramën në Presidencë për mandatimin e qeverisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka thirrur në Presidencë kryeministrin Edi Rama me qëllim mandatimin e qeverisë së re.

Begaj do të mandatojë Edi Ramën për kryeministër në mesditë, e më pas kabineti qeveritar duhet të kalojë në Kuvend për votim, shkruan A2.

Më pas, kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet përsëri Presidentit Bajram Begaj me qëllim dekretimin e 16 emrave të kabinetit qeveritar.

Më pas, të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të betohen përpara Presidentit të Republikës.

Tags: