
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar takim me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau.
Begaj ka thënë se ky ishte një takim i frytshëm, duke thënë se roli i ShBA-së është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit.
“Vlerësova SHBA-në si një vend historik miqësor, partner strategjik, aleat të fuqishëm në NATO, një aktor të pazëvendësueshëm për zhvillimet në rajonin tonë. Falënderova për mbështetjen e SHBA-së në kryerjen e reformës në drejtësi, zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve, si edhe në fushën e mbrojtjes e të sigurisë. Besimplotë se në Shqipëri do të vijnë më shumë investime amerikane në fushën e turizmit, energjisë, mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike”, ka shkruar Begaj.