3
Po jetojmë një kohë kur politika në Kosovë u kthyer në luftë te brendshme për pushtet, sesa si përpjekje për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Kemi humbur drejtimin strategjik, ndërsa partitë politike – në pushtet dhe në opozitë – po sillen si në fushatë të përhershme. Dialogu me Serbinë ka stagnuar, integrimi evropian është larg, dhe qytetarët po lodhen nga premtimet e pambajtura.
Institucionet tona kanë nevojë për llogaridhënie, për më transparencë, pa arrogancë politike.
Te gjyqësori ka pretendime ndërhyrjeje, ai nuk funksionon lirshëm, korrupsioni është shumë i pranishëm nëpër institucione, e të rinjtë po largohen nga vendi sepse nuk shohin shpresë.
Kosova nuk e meriton këtë ngecje. Ajo meriton politikë që i shërben qytetarit, jo vetes. Meriton unitet kur është fjala për interesa madhore kombëtare. Nuk ka kohë për ego personale apo për gjuhë përçarëse.
Sot, më shumë se kurrë, na duhet një veprim politike i dikujt që dëgjon, reflekton dhe vepron me përgjegjësi. Sepse vetëm atëherë mund të flasim për të ardhmen me!