Ish-kryetari i KMLDNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani, ka deklaruar se Mitrovica edhe sot nuk ka një datë të çlirimit, pasi një pjesë e qytetit vazhdon të mbetet e okupuar.
Sipas Baranit, pas ngjarjeve të 3 shkurtit 2000, dhuna dhe dëbimet ndaj shqiptarëve nuk u ndalën, madje u prekën edhe ata që ishin kthyer në shtëpitë e tyre pas dëbimeve të para para luftës.
“Mitrovica nuk ka datë çlirimi. Qyteti është ende i paçliruar, me një pjesë të okupuar,” ka thënë Barani.
Ai ka theksuar se në periudhën nga 3 shkurti 2000 deri më 20 mars 2004, nga pjesa e okupuar e qytetit të Mitrovicës janë dëbuar me dhunë 1.564 familje shqiptare, me gjithsej 11 mijë e 362 anëtarë.
“Nga kjo pjesë e qytetit u dëbuan edhe ata që ishin kthyer pas luftës, duke u detyruar të largohen për herë të dytë,” ka shtuar ai.
