Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Berisha me gjuhë të ulët ndaj ministrit Sveçla, e quan “zagar gjahu” të Kurtit

 
   

Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ka përdorur gjuhë të ulet ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ministrin Sveçla e ka cilësuar si “zagar gjahu” të kryeministrit Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar shpërthimi i bombave në veri është episodi i një seriali të ri.

“Episodi i ri i serialit “Albin-Vuçiç” vetëm sa ka filluar. Sveçla si zagar gjahu i Albinit, po vrapon pas bombave në veri të vendit, duke u shitur para opinionit se gjoja nuk po kuptojnë që Vuçiçi i ka futur në kurth dhe po lozën me ta, sikurse me fëmijtë e çerdhes. Mbrëm ka shpërthy një, sonde shpërthejnë dy, kështu seriali vazhdon”, ka shkruar Berisha.