Lajme

​Berisha: Protestë e dytë kombëtare, koha të flasin qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencë për shtyp pas vizitës në Strasburg u shpreh se situata në vend që e cilësoi katastrofale, do rregullohet vetëm me protestat qytetare.

Berisha paralajmëroi protestë tjetër kombëtare pas asaj të 24 janarit.

Kreu i PD-së deklaroi se opozita është e vendosur që të përballet “dhëmb për dhëmb” me këtë regjim.

“Jehona e protestës ishte e fuqishme. Pritej nga miqtë tanë protesta e dytë, po me aq insistim sa ç’pritet nga të gjithë opozitarët shqiptarë. Qytetarët do flasin shumë shpejt dhe ne do informojmë për protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana dhe Shqipëria në ditët në vijim”, tha ai.

Berisha ftoi qytetarët dhe opozitën që të vazhdojnë “këtë betejë gjer në fitoren tone”. Sipas tij, shpresa e vetme është opozita.

I pyetur në lidhje me imunitetin e deputetes Belinda Balluku, Berisha tha se “Edi Rama po tërheq zvarrë dhe poshtëron Gjykatën Kushtetuese”.

Sipas Berishës, Gjykata Kushtetuese nuk duhet të shqyrtonte çështje pa kaluar në Apel dhe në Gjykatën e Lartë.

Ai shtoi se “vetëm protesta është rruga e vetme, shpresa e vetme që shqiptarët t’i japin narkodiktatorit atë që i dhanë dikur diktaturës së parë”.

“Prandaj dhe do flasin qytetarët. Është koha e qytetarëve tani, nuk ka asnjë surprizë”.

Berisha tha se Rama duhet të japë dorëheqjen e të largohet menjëherë nga qeveria, shruan ATSh.

“Të japë dorëheqjen dhe të krijojë qeveri teknike për të bërë zgjedhje dhe të mos bllokohet drejtësia”, përfundoi kreu i Partisë Demokratike.

Tags:



Të Ngjashme