Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Berisha: Tre momentet e Ramës në Bled që shokuan audiencën

 
   

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj fjalës së kryeministrit Edi Rama në Forumin e Bledit, duke thënë se ai pati disa momente që “shkaktuan të qeshura në sallë” dhe që nuk duhen humbur.

Berisha i renditi tre pika kryesore:

1. Krahasimi me Putinin
Rama u shpreh me një batutë për presidentin rus Vladimir Putin: “M’u kujtua diçka e Putinit që ka një qese biologjike mbetjesh, për t’i mbledhur e për t’i sjellë në shtëpi.”

2. Mashtrimi për vizitat në Moskë
Sipas Ramës, Shqipëria nuk ka bërë asnjë vizitë në Rusi pas rënies së Murit të Berlinit. Berisha e cilëson këtë “një mashtrim të paskrupullt”, duke kujtuar vizitat e disa kryeministrave e krerëve të shtetit shqiptar në Moskë ndër vite.

3. Këshilla për Europën
Rama deklaroi se Europa është vetë paqe dhe nuk duhet të presë Shtëpinë e Bardhë për vendime. Berisha e quajti këtë një “këshillë antihistorike dhe antiperialiste”, duke e ironizuar se Europa për Ramën “është paqe në kulturë”.

Në fund, Berisha shtoi se këto deklarata tregojnë “shfytyrimin psikologjik” të Ramës pas shpalljes së rrjetit Soros si organizatë kriminale nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.