Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Besa Shahini nga PSD shpall kandidaturën për kryetare të Komunës së Prishtinës

 
   

Besa Shahini ka shpallur kandidaturën e saj për kryetare të Prishtinës.

Shahini e cila është pjesë e Partisë Socialdemokratike, ka njoftuar zyrtarisht për kandidimin e saj në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

“Një përpjekje e re, për Prishtinën që e dua fort. Para katër viteve jam kthyer të jetoj nga Tirana në një qytet që ka potencial të jashtëzakonshëm, por që ka marrë një kahje të gabuar në zhvillim e vet. Është një qytet krejtësisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbërta, kryesisht i papastër”, ka pohuar Shahini.

Sipas saj, Prishtinës i duhet një ndryshim radikal në kahun e zhvillimit.

“Ju ftoj të më bashkoheni që keni sadopak energji në përpjekjen për ndryshim”, ka thënë Shahini në një videoadresim.

Shahini ka qenë ministre e Arsimit në Shqipër.