![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/07/besnik-berisha-paralajmeron-pergjime-te-prokurorit-rasim-maloku-keni-me-i-degju-me-veshe-tuaj_64b841e1d903b.png?resize=850%2C638&ssl=1)
Besnik Berisha, avokat, ka dhënë më shumë detaje në Pressing për arrestimin e tij.
Ai ka akzuuar prokurorin e rastit, Rasim Malokun, të cilin e akuzon për falsifikim faktesh.
Sipas Berishës, prokurori Maloku i thërret për intervistim palët që sipas tij “vetëm sa mos me pas ankesa që nuk i ka ftu”.
Madje, ai thotë se për këtë ka përgjime dhe dikush ia ka premtuar që do t’ia dërgojë.
”Me ironi tha unë i thërrash në intervistë sa me tha nuk i ka thirr kërkush, janë fjalët e Rasim Malokut që një ditë ke me i dëgju me vesht e tu. Po paralajmëroj se ka incizime që dikush më ka paralajmëru se ka më i dërgu e që lidhen ekzlusivisht me atë bisedë aty”, ka thënë Berisha.