Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Besnik Osmani prezanton Mirlinda Krasniqin si numër një në listën për Asamble të LDK-së në Fushë Kosovë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka prezantuar sot bartësen e listës për Asamble, Mirlinda Krasniqin.

Në një postim në Facebook, Osmani e vlerësoi Krasniqin si një nga figurat më të suksesshme të gjeneratës së re, duke e përshkruar si zë të fuqishëm për qytetarët dhe garanci për përfaqësim të denjë në Asamble.

MGID Paragrafi 2

“Mirlinda, magjistër në psikologji dhe një vajzë e suksesshme në biznes, është mbi të gjitha një zë i fuqishëm i gjeneratës së re – një gjeneratë që beson në punë të ndershme, në vlera, dhe në fitoren e ideve të mira”, shkroi Osmani.

Ai kujtoi se gjatë mandatit të kaluar, Krasniqi ishte asambleistja më e votuar në Fushë Kosovë, ndërsa si kandidate për deputete arriti të fitojë mbështetje të gjerë nga qytetarët.

Moneytizer Paragrafi 4

“Mirlinda është shembulli më i mirë se si guximi, profesionalizmi dhe zemra e madhe krijojnë një histori suksesi”, shtoi Osmani.


Krasniqi do të garojë si bartëse e listës së LDK-së në Fushë Kosovë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Artikull i sponzorizuar