Lajme

Betohen 20 deputetë të rinj në Kuvend

Gjashtëmbëdhjetë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe dy nga komunitetet jo serbe janë betuar në Kuvendin e Kosovës, pasi të njëjtit kanë zënë vendet e bashkëpartiakëve të tyre, të cilët kanë marrë poste qeveritare.

Krahas këtyre, edhe dy deputetë nga PDK-ja, Uran Ismaili dhe Mërgim Lushtaku, të cilët nuk ishin dje në seancën konstituive, u betuan në Kuvend.

Këta janë deputetët që u betuan: Egzon Azemi, Fahrush Rexhepi, Bajram Mavriqi, Luan Aliu, Driton Hyseni, Enver Dugolli, Arijeta Rexhepi, Shqipe Isufi, Afërdita Hajrizi, Ejup Ahmeti, Avdullah Klinaku, Mytaher Haskuka, Bylbyl Sokoli, Ilir Qerimi, Mimoza Shala, Fridon Lala, Lazar Radulović.

Të Ngjashme