Ka dhënë betimin si kryetar i ri i Komunës së Zveçanit Dragisha Miloviq. Ai ka thënë se përpara i presin sfida, por ka shtuar se duhet të ruhet paqja e siguria në komunë.
Miloviq ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin e dhënë për neve.
“Periudha para nesh nuk do të jetë e lehtë, do të jetë me sfida. Të ruajmë së paku paqen dhe sigurinë në hapësirën e komunës. Çdo familje që banon në Zveçan të ndihet e sigurt”, ka thënë Miloviq pas betimit.
Ai ka theksuar se do të bashkëpunoj me të gjitha institucionet në Prishtinë
“Do të bashkëpunoj edhe me përfaqësuesit e misioneve me KFOR, me EULEX, me OSBE, me të gjitha institucionet në Prishtinë, MAPL dhe juve mediave. Duhet të kuptojmë që qeverisja lokale duhet të jetë e fokusuar të qytetarët. Kushdo që vjen këtu të mirëpritet… për të mirë të qytetarëve tanë”, ka deklaruar ai.

