Hashim Thaçi del nga hoteli Sofitel në Paris. Duket që nuk është në humorin më të mirë.
Ai ka mbi vete një barrë të rëndë pasi e ka vetëm edhe një ditë kohë t’i thotë po ose jo marrëveshjes për ndaljen e luftës në Kosovë.
Ai pyetet nëse do ta vë firmën në emër të delegacionit të Kosovës, para Serbisë.
Kur konferenca në Paris të marrë fund, Thaçit i duhet të kthehet në Kosovë. Gjasat nuk janë të pakëta që ai të arrestohet, meqë ka një fletarrestim për të, që e lëshoi Beograd për të, në prag të arritjes së marrëveshjes, duke komplikuar situatën edhe më.
Mandej largohet nga këtu.
Këndejpari është edhe Vveton Surroi, i cili, duket që ka besim se diçka e mirë do të dalë nga kjo mbledhi në Paris.
Ndërmjetësit ndërkombëtarë, që e ideuan planin për një marrëveshje politike që i jep fund luftës në Kosovë, vijnë një nga një për ta kryer punën e tyre.
Amerikani Chris HIll pyetet nëse palët do ta nënshkruajnë marrëveshjen.
Thotë që nuk do të shkonte aq larg me komente.
Pas tij vjen presidenti i Serbisë, Milan Milutinoviq, që duket në goxha disponim, mbase për faktin se fletarresti që lëshoi shteti i tij, për Thacin, mund të ndryshojë gjërat në favor të Beogradit.
Ai u pyet pikërisht për këtë.
Gazetarja: Ju e lëshuat një fletarrestim ndërkombëtar për Thaçin
Milutinoviq: Ani çka, fletarrestimi është fletarrestim
Gazetarja: Ju po negacioni një marrëveshje ndërkombëtare për paqe, ndërsa lëshoni fletarrestim.
Milutinoviq: Nëse dikush është kriminel, ai është kriminel, nuk ndryshohen faktet
Serbia bëri edhe disa ndryshime të momenteve të fundit ne propozimin e marrëveshjes dhe për to u pyet nga mediet
Gazetari: A mendoni se ata do të pranojnë propozimet tuaja?
Milutinoviq: Ata duhet ta bëjnë këtë sepse ato janë shumë fer. Por, ata duan të mashtrojnë
Gazetari: Ata po duan vetëm të mashtrojnë – a po i akuzoni ata për mashtrim?
Miutinoviq: Po, sigurisht
Gazetari: Por kjo nuk është një bazë shumë e mirë për të nisur negociatat, a po?
Milutinoviq: Po, sigurisht, nuk është kështu dhe për këtë arsye ne po luftojmë për gjëra reale.
Pala shqiptare, që ishte e shumtë në numër, akuzoi Serbinë se deshi të ndryshojë 70 për qind të propozimit për marrëveshje politike. Kjo, sipas tyre, ofronte më pak autonomi se që kishin aktualisht, derisa Kosova ishte e pushtuar nga qindra mijëra forca serbo-jugosllave
Bisedimet në Paris ishin vazhdimësi e atyre ne Rambuje që u mbajtën në shkurt.
Një ditë më vonë, serbët deklaruan se nuk e pranojnë marrëveshjen e pranuar.
Delegacioni kosovar e bëri këtë. 5 ditë më vonë, NATO nisi sulmet ajrore kundër caqeve serbojugosllave. Pas 78 ditëve, Kosova u çlirua.
