
Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, vijoi agjendën në Kopenhagë përmes takimit me deputetë të Parlamentit të Danimarkës. Ai njoftoi deputetët danezë për zhvillimet e fundit në vend, për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe progresit të vendit në katër vitet e fundit.
Në një njoftim për medie nga Zyra për Informim e Kryeministrit bëhet e ditur se zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Besnik Bislimi, takoi kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Christian Friis Bach, zëvendëskryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, Henrik Moller, nënkryetarin e Parlamentit Lars Christian Brask dhe deputetët Yildiz Akdogan dhe Jon Stephensen ku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës ndaj Kosovës dhe përkrahjen veçanërisht drejt integrimit euro-atlantik.
“Zëvendëskryeministri i informoi rreth zhvillimeve të fundit në vend, procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe progresit të vendit në katër vitet e fundit. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës ndaj Kosovës dhe përkrahjen veçanërisht drejt integrimit euro-atlantik”, thuhet në njoftim.
Tutje, në takim, zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej dhe nga ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.