Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Blerim Gashi: Koalicioni AAK-LDK është jofunksional, votuesit e AAK-së janë brum i PDK-së

 
   

Komentatori politik, Blerim Gashi në “Adresa” komentoi koalicionet e mundshme në mes subjekteve politike që do të bëhen për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gashi komentoi rajonin e Dukagjinit ku tha se votuesit e AAK-së janë Rugov-ista dhe LDK-ista, në përjashtim të Rahovecit, ku ata votë të dytë kanë për PDK-në dhe se janë brum i PDK-së. Kjo ishte koment i asaj që Gashi tha se koalicioni AAK dhe LDK është jofunksional.

“Argumenti histoirik te na prevalon mbi ideologjinë, posaqërisht në regjionin e Dukagjinit, ku AAK-ja është shumë e fortë. duke e pas parasysh, me pajtueshmëri dhe abnalizë, që historia është mbi ideologjinë te na, qoftë hatërmbetje, qoftë historia e mirë apo e keqe, qoftë e mirë apo e keqe në bashkëqeverisje, por historia politike si e tillë atëherë, koalicioni AAK-LDK është jofunksional.

Posaqërisht për ata Rugov-ista, LDK-ista. Baza e AAK-së në Suharekë është shumë LDK, shumë Rugov-ista, ndërsa Rahovec, AAK-ja është brum i PDK-së, edhe është brum gjeneralisht në mënyrë burimore. Prandaj në Rahovec, votuesi i AAK-së është brum i PDK-së ose e kundërta. Rahoveci bën përjashtim total. Deçani dhe fshatrat përreth ka një luftë permanente politike mes krahut Rugov-ist dhe këtij të Ramush Haradinajt. Njejtë është në Pejë dhe në Prizren,” shtoi tutje Gashi.