Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Blerim Gashi: Zgjidhja e vetme për të mos pasur zgjedhje të reja, koalicioni VV-LDK

 
   

Analisti politik, Blerim Gashi komentoi deklaratën e sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti i cili tha se duhet të presim deri në fund të javës për të parë nëse do të mund të bëjnë ndonjë koalicion me ndonjë parti, për ta bërë Qeverinë e re.

Gashi u shpreh se ka mundësi që të bëhet koalicion me LDK-në dhe besonte se do të ndodhë një koalicion i tillë.

Sipas tij, koalicioni bëhet me partinë e tretë, e që në këtë rast është LDK-ja sepse nuk mund të bëhet koalicion me partitë që kanë pak vota dhe që nuk mjaftojnë për ta bërë një Qeveri të re.