Lajme

Blerim Sallahu zbulon skenarin: Çfarë ndodh në votimin për Presidentin

Blerim Sallahu nga VV thekson se pa pjesëmarrjen e 2/3 së deputetëve në raundin e parë, votimi është i pavlefshëm dhe nuk mund të kalojë në raundin e dytë.

Ai u bën thirrje deputetëve të respektojnë Kushtetutën dhe procedurën e drejtë për zgjedhjen e Presidentit.

Postimi i Sallahut:

Nëse në ruandin e parë nuk votojnë 2/3 e deputetëve për zgjedhjen e Presidentit, ruandi i parë do të jetë i pavlefshëm. Kësisoj, nuk mund kalohet në raundin e dytë.

Andaj mospjesëmarrja e numrit të caktuar të deputetëve në votim të cilët e përbëjnë kuorumin natyrisht që cenon Kushtetutën dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Andaj, deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në votim në mënyrë që të zbatohet drejt dhe në tërësi procedura e zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Të Ngjashme