Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bllokada 9-mujore/ Hajdaj ka një pyetje për Lumir Abdixhikun: Cila mërgatë dëshiron të bashkohet me ty?

 
   

Kujtim Hajdaj nga Guxo ka reaguar ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, pas thirrjes së tij për një “qeveri uniteti”.

Hajdaj në Facebook e akuzon Abdixhikun se për 9 muaj bllokade kërkoi një qeveri që populli nuk e kishte votuar dhe e kundërshtoi mërgatën, duke thënë se nuk po “rrisin fëmijët në vend”.

“Ti doje qeveri ‘uniteti’, por jo pa PDK, dhe PDK s’donte pa listën ‘Srpska’. Prandaj, ja kush jeni ju: pa Kosovë e pa mërgatë!”, shkruan Hajdaj.

Postim i plotë:

Abdixhiku: “Bashkohuni të gjithë me Lidhjen e Re për qeveri uniteti ..”

Valla Lumir, për 9 muaj bllokade rresht askush s’ta deshti qatë qeveri tane të “unitetit”

Qeverinë tane të “unitetit” e pamë veq një ditë, në ditën e të vërtetës kur dolet haptas kundër votimit të buxhetit të shtetit dhe marrëveshjeve tjera ndërkombëtare për Kosovën. Dhe po atë ditë, për atë qeveri “uniteti” morët përkrahje edhe nga lista ‘Srpska’

E besa Lumir, ti dole haptas edhe kundër mërgatës sonë, duke i thanë dhe poshtëru me fjalët, pse nuk po i “rrisin fëmijët në vend”

Prandaj Lumir, cila mërgatë po donë me t’u “bashku” ty?

E cila Kosovë?

Si kemi dy mërgata, e as

as dy Kosova!

Pra, në emër të cilës Kosovë po flet ti Lumir…? Kur ti të njëjtën Kosovë e ndëshkove për 9 muaj rresht, duke e kërkuar një qeverisje “uniteti” për të cilën s’të kishte votuar mërgata e as Kosova?

Në të vërtet, ti doje qeveri “uniteti” por jo pa PDK, e PDK s’donte pa listën Srpska.

Prandaj, ja kush jeni ju.., pa Kosovë e pa mërgatë!