Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës “Kosova Rumeli për Kulturë, Art dhe Turizëm”, Ugur Sengoz, së bashku me kryesinë e shoqatës.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për organizimin e festivalit që shoqata realizon në Izmir, me fokus prezantimin dhe promovimin e kulturës shqiptare para publikut atje, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
“Po ashtu, pjesë e diskutimit ishte edhe pjesëmarrja në kuadër të Festivalit “Rruga e Kulturës”, si një platformë e rëndësishme për prezantimin e vlerave tona kulturore”, thuhet në njoftim.
Takimi, përveç diskutimeve konkrete, ishte edhe një takim kortezie, me ç’rast kryetari Sengöz i uroi ministres Bogujevci marrjen e detyrës, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese.
