Presidenti amerikan ka mbajtur një ceremoni të nënshkrimit të dokumenteve të “Bordit të Paqes” të enjten në Davos të Zvicrës.
Udhëheqësit e më shumë se 50 kombeve kanë konfirmuar marrjen e ftesave, përfshirë aleatë dhe kundërshtarë të SHBA-së në sferën politike, përfshirë Rusinë dhe Kinën.
Pjesë e vendeve që morrin pjesë gjatë nënshkrimit të dokumentit të enjten ishin 22 përfaqësues të vendeve të ndryshme.
Sipas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë, përveç SHBA-së, në të merrnin pjesë edhe kombet e mëposhtme:
Bahreini, Maroku, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Egjipti, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Kosova, Mongolia, Pakistani, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistani.
Vende të tjera që kanë pranuar ftesat të ishin pjesë e Bordit por nuk morrin pjesë në ceremoni janë Bjellorusia, Izraeli, Shqipëria.
Asnjë nga aleatët evropianë të SHBA-së nuk është anëtarësuar në bord deri më tani, përfshirë Francen, Norvegjinë, Sllovenin, Finlandën, Danimarkën, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Ato kanë paraqitur shqetësimet e tyre në lidhje me ftesën ndaj presidentit rus, Vladimir Putin që të bëhet pjesë e Bordit, si dhe mundësinë që ky institucion të zëvendësojë OKB-në.
Vendet që kanë marr ftesa për t’u bashkuar por ende nuk i janë përgjigjur janë Kamboxhia, Kinë, Kroacia, Qipro, Gjermania, Greqia, India, Italia, Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian, Paraguai, Rusia, Singapor, Tajlanda dhe Ukraina.

