![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/borrell-i-kerkova-vuciqit-lirimin-pa-kushte-te-policeve-te-kosoves_649496a3a2985.jpeg?resize=850%2C507&ssl=1)
Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joep Borrell, pas takimet të ndara që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka mbajtur një konferencë për media.
Ai në konferencë ka thënë se i ka kërkuar Vuçiqit lirimin e tre policëve kosovarë që po mbahen në Serbi.
Ky lirim ai tha që duhet të bëhet menjëherë dhe pa kushte.
“I kam theksuar presidentit Vuçiq që tre policët e mbajtur në Serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”, ka thënë Borrell.
Po ashtu, Borrell, ka thënë se të hënë bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do t’iu raportojnë ministrave që ku kanë arritur.
Borrell ka kërkuar që të de-eskalohet situata, duke thënë se Kurti dhe Vuçiq janë të vetëdijshëm për këtë, por kanë qëndrime të kundërta.