Aktuale

Bota do zhytet në errësirë! Ja kur do ndodhë eklipsi total i diellit, më i gjati i shekullit?

Më 2 gusht pritet të ndodhë një nga eklipset totale diellore më të gjata të këtij shekulli, ku Hëna do të mbulojë plotësisht Diellin, duke e kthyer për disa minuta ditën në errësirë.

Fenomeni do të jetë i dukshëm vetëm në zonat që ndodhen në trajektoren e eklipsit, kryesisht në pjesë të Evropës, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme. Në këto rajone, errësira mund të zgjasë deri në rreth 6 minuta, një kohëzgjatje e rrallë për një eklips diellor.

Gjatë eklipsit, qielli do të errësohet ndjeshëm, temperaturat mund të ulen përkohësisht dhe mund të bëhen të dukshëm edhe yjet për disa çaste.

Ky fenomen konsiderohet i veçantë dhe tërheq interes të madh nga shkencëtarët, fotografët dhe turistët, duke u cilësuar si një përvojë e rrallë për shumë njerëz.

Të Ngjashme