Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Brenda 24 orëve mijëra kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për vikend

Fundjava ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare në Morinë, si pasojë e rritjes së temperaturave dhe nisjes së pushimeve verore.

Shumë qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë kufirin për të pushuar në bregdetin shqiptar.

Falë marrëveshjes për lëvizjen e lirë, është shmangur krijimi i radhëve të gjata në kufi, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e qytetarëve.

Në kufirin Morinë–Vërmicë janë hapur gjithsej 8 sportele në hyrje dhe 8 në dalje, duke mundësuar një proces të shpejtë kalimi. Njëkohësisht, kontrollet janë intensifikuar për të evidentuar rastet e mundshme të kalimeve të paligjshme.

Vetëm në 24 orët e fundit, nga pika kufitare e Morinit kanë kaluar gjithsej 27,787 udhëtarë, në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar. Së bashku me ta janë regjistruar rreth 8,500 automjete dhe 87 autobusë.

Të dhënat për 24 orët e fundit: Hyrje në Shqipëri: 14,976 shtetas me 4,546 automjete dhe 87 autobusë. Dalje nga Shqipëria: 12,811 shtetas me 4,050 automjete./tch