Princi dhe Princesha e Wellsit janë shprehur thellësisht të shqetësuar nga vala e fundit e zbulimeve mbi Jeffrey Epstein dhe lidhjeve të tij me anëtarët e familjes mbretërore, politikanë dhe diplomatët britanikë.
Në deklaratën e tyre të parë publike për këtë çështje, zëdhënësi mbretëror tha se Princi William dhe Princesha Catherine ishin të fokusuar te viktimat, pas informacionit të ri të përfshirë në dokumentet lidhur me trafikantin seksual të ndjerë, të publikuara në SHBA.
Andrew Mountbatten-Windsor është ndër personat që po vëzhgohen sërish për lidhjet e tyre të kaluara me Epsteinin.
Një zëdhënës i Pallatit Kensington tha: “Mund të konfirmoj se Princi dhe Princesha kanë qenë thellësisht të shqetësuar nga zbulimet e vazhdueshme. Mendimet e tyre mbeten të përqendruara tek viktimat.”