Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Burri vrau gruan dhe veten/ Detaje nga ngjarja e rëndë në Orikum, çifti kishte një lokal në pronësi, ishin ndarë dhe…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e datës 2 janar në Orikum. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Llogora Xhebroj, 52 vjeç, ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit. Burime bëjnë me dije se 52-vjeçari fillimisht e ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, Sose Xhebroj, dhe me pas duke e mbytur për vdekje. Kanë qenë fëmijët e çiftit ata që kanë lajmëruar Qendrën Shëndetësore të Orikumit.
Trupi i pajetë i viktimës është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Vlorës, ndërsa pak më vonë, bashkëshorti i saj ka kryer vetëvrasje duke qëlluar veten me armë zjarri tip pistoletë në garazhin e banesës. Në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë.
Mësohet se çifti kishte në pronësi një ambient lokal në dalje të Orikumit rruges per fshatin Dukat,dhe ishin prindër të dy djemve 15 dhe 18.

Moneytizer Paragrafi 2

Sipas familjarëve, ata kishin pasur konflikte të vazhdueshme dhe ishin ndarë rreth dy vite më parë, për t’u ribashkuar më pas, por konfliktet kishin vijuar dhe së fundmi ndodheshin në proces divorci.
Ndërkohë, fqinjët e çiftit kanë deklaruar se janë tronditur nga ngjarja, duke theksuar se i njihnin si njerëz të qetë dhe nuk kishin dijeni për konfliktet mes tyre.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.