Reperi Betim Januzi, i njohur për publikun si “Buta’ është ndaluar për 48 orë nga Policia, pas një përleshjeje dhe të shtënave me armë që ndodhën mbrëmjen e kaluar në Ferizaj, ku pati edhe të lënduar e të arrestuar.
Lidhur me rastin, gazetari Faton Mehmeti ka deklaruar në emisionin “Weekend” se Buta mund të përballet me masën e paraburgimit deri në 30 ditë.
Sipas tij, seanca e parë gjyqësore pritet të mbahet në orët e mëngjesit, të ditës së nesërme.
“Buta pritet që nesër, rreth orës 10 ose 11 të mëngjesit, të dalë në gjyq së bashku me personin tjetër. Unë besoj, sipas asaj që kam parë, se Butës do t’i vazhdohet paraburgimi për një muaj, ndërsa personi tjetër mund të lirohet, pasi ka qenë i sulmuar dhe nuk ka pasur armë. Ky është mendimi im dhe, bazuar në përvojën që kam, mendoj se Buta do të marrë paraburgim për 30 ditë”, tha Mehmeti.
